Herman Cain, biznesmeni që kandidoi për President në vitin 2012, ka humbur jetën nga koronavirusi. Cain, 74 vjeç, u shtrua në spital pasi u diagnostikua në fillim të këtij muaji me Covid-19.
Gjatë gjithë periudhës së shtrimit të tij në spital, ai ka mbajtur ndjekësit e tij të informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
“Ky është një virus i ashpër, ju lutem vazhdoni të luteni”-shkruhej në postimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
Gjatë një tubimi të mbajtur nga Presidenti Donald Trump në Tulsa, ai nuk vendosi maskën dhe nuk respektoi distancimin social nga pjesa tjetër e njerëzve.
Cain është shtruar në spital më datën 1 korrik , megjithëse është ende e paqartë kur ose ku u infektua me koronavirus./abcnews.al


