Kanadaja shpall sanksione të reja ndaj 15 oligarkëve rusë

schedule15:39 - 15 Mars, 2022

schedule 15:39 - 15 Mars, 2022

Kanadaja ka njoftuar se do të vendosë sanksione ndaj 25 zyrtarëve rusë që mundësuan dhe mbështetën pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Sanksionet e reja u njoftuan përpara fjalimit virtual të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy në parlamentin kanadez në orën 11:15 me orën lokale (15:15 GMT), raportoi Reuters.

Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly tha:

“Presidenti Putin bëri zgjedhjen për të çuar përpara pushtimin e tij të paligjshëm dhe të pajustifikueshëm, ai gjithashtu mund të bëjë zgjedhjen për t’i dhënë fund dhunës së pakuptimtë dhe duke tërhequr forcat e tij. Kanadaja nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse udhëheqja ruse nuk arrin të ndryshojë kursin.”/abcnews.al/