Një kamion i tonazhit të rënde ka dalë nga rruga sot në orën 6.00 të mëngjesit, në segmentin lidhës të aksit Fier-Levan me autostradat Levan-Vlorë dhe Levan-Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit raportohet se nuk ka pasur dëme në njerëz. Drejtuesi mendohet që ta ketë humbur kontrollin e mjetit për shkak të një manovrimi të gabuar.
Për shkak të aksidentit, trafiku në rrugë u bllokua derisa u bë e mundur zhvendosja e automjetit me anë të një vinçi. /abcnews.al/