Kabineti i sigurisë i Izraelit është mbledhur për të vendosur nëse do të miratojë marrëveshjen e armëpushimit që do të lironte pengjet në Gaza dhe do të ndalonte konfliktin.
Nëse kabineti e miraton, marrëveshja më pas do t’i shkojë qeverisë për nënshkrimin përfundimtar përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi, shkruan Sky News.
Të enjten, Izraeli shtyu votimin për armëpushimin, duke fajësuar se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për mospajtime në minutën e fundit, teksa tensionet në rritje brenda koalicionit qeverisës të Netanyahut shtuan shqetësimet për zbatimin e marrëveshjes.
Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe ndërmjetësi, Katari, kishin njoftuar se marrëveshja ishte e përfunduar./abcnews.al