Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Ka pasur 8 vite dhe s’bëri gjë”, Basha: Rama, i degjeneruar deri në pikën e fundit

schedule11:49 - 11 Mars, 2021

schedule 11:49 - 11 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një komunikim virtual me ndjekësit e tij në Facebook, ndërsa udhëtonte drejt Kavajës. Basha, duke folur për kryeministrin Edi Rama, tha se në tetë vite nuk ka arritur asgjë, ndërsa shtoi se ka arritur në një pikë degjenerimi dhe merret vetëm me sulme e shpifje.

“Duhet të kërkonte falje. Por merret vetëm me sulme me shpifje, si një njëri gojështhur, pa pikë qytetarie, i degjeneruar deri në pikën e fundit që mund të degjenerohet  një krijesë njerëzore. Duke sulmuar gra, vajza, nëna…”

Ndërsa u përgjigjej pyetjeve të qytetarëve, Basha preku një sërë problematikash që, sipas tij, shqetësojnë vendin vitet e fundit. Ai nënvizoi  se Shqipëria ka pagën minimale më të vogël në Ballkan, si dhe arsimim të shtrenjtë. Prandaj, kreu i PD,  premtoi  se pas 25 prillit, paga minimale do të rritet bashkë me paketën ekonomike të PD dhe arsimi për të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 650 mijë të vjetra, do t’iu sigurohet subvencionimi i plotë i shkollimit.



Basha tregoi po ashtu se është tifoz i Tiranës, ndërsa nga skuadrat e huaja, mbështet që i vogël FC Bayern Munich, edhe pse, siç shpjegoi ai, shumë mendojnë se mund të ishte me Holandën ngaqë ka studiuar në këtë vend. Kryedemokrati tregoi se në fakt me Holandën është babai i tij. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!