“Ka një mesazh për ty”/Shfaqja e parodistëve përcolli humor

schedule14:14 - 23 Shkurt, 2018

schedule 14:14 - 23 Shkurt, 2018

Në Vlorë kishte kohë që banorët nuk qeshnin aq shumë. Përmes shfaqjes “Ka një mesazh për ty”, parodistët i dhuruan vlonjatëve një natë gazmore.

“Ka një mesazh per ty”.

Premiera më e re estradës profesioniste të Vlorës.

Një gërshetim mbreslënës i gjithë komponentëve artistikë, ku humori, muzika dhe koreografia janë unifikuar në një spektakël.

Mjeshtrat e humorit shqiptar, parodistat e Vlorës, por edhe shumë aktorë të tjerë të talentuar nga të tre brezat dhuruan një mbrëmje të gëzueshme.

Problemet më akute sociale të shoqërisë, por edhe të politikës janë ngritur në art suksesshëm nga idea dhe regjia e Afrim Agalliut nën asistencën e regjisë së Genc Demirajt.

Lojë e jashtëzakonshme me paroditë dhe humorin e tre parodistëve të Vlorës.

“Ka një mesazh për ty”, tashmë në Vlorë, ka një interesim nga artëdashit, ndërsa edhe një herë tjetër humori i trupës së estradës së Vlorës dhe parodistëve Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Liko, ka sjellë të qeshura pa fund, në një shfaqje që nuk duhet humbur. /abcnews.al