Justin Biber rikthehet fuqishëm, bashkëpunimi i rradhës me një shqiptar

schedule13:26 - 3 Janar, 2020

schedule 13:26 - 3 Janar, 2020

Justin Bieber ka publikuar këngën e tij më të re në versionin me video-tekst, ndërsa një shqiptar është përkujdesur për përpunimin e videos.

Justin Bieber ka postuar sot këngën e tij më të re, duke paralajmëruar se albumi po vjen shumë shpejt.

E për videon e këngës me titullin ‘Yummy’, është përkujdesur një animator shqiptar, Arben Vllasaliu .

 

Arbeni është një shqiptar nga kosova, i cili tash e sa kohë punon në video animacione të ndryshme, të cilat i publikon në profilin e tij me mbi 150 mijë ndjekës në Instagram.

Ndërsa ai paralajmëron se kjo nuk është videoja e vetme në të cilën ka punuar me artistin e njohur botëror. Bieber po sjell një album këtë vit dhe duket se ai ia ka besuar të gjitha animacionet e këngëve që do të publikojë, Arbenit./abcnews.al