Julian Assange fiton të drejtën e apelimit për vendimin e ekstradimit

schedule15:58 - 24 Janar, 2022

schedule 15:58 - 24 Janar, 2022

Gjykata e Lartë e Londrës analizoi dhe pranoi kërkesën për apelim të themeluesit të Uikiliks Julian Assange, i cili rrezikon të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Aljazeera

Uashingtoni akuzon australianin se ka publikuar në vitin 2010, më shumë se 700 mijë dokumente  rreth aktiviteteve ushtarake dhe diplomatike amerikane, kryesisht në Irak dhe Afganistan. Assange rrezikon deri në 175 vite burg.

Vendimi është hapi i fundit në betejën e gjatë të aktivistit për të shmangur ekstradimin në SHBA ku do të përballej dhe me akuzën e spiunazhit. Para një viti, një gjykatë në Londër refuzoi kërkesën për ekstradimin e tij duke thënë se Assange rrezikonte vetëvrasjen si pasojë e kushteve të ashpra të burgut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton abcnews.al

Vendimi shtyn të paktën për disa muaj një dorëzim të mundshëm të themeluesit të Uikiliks përtej oqeanit, ku po ndiqet penalisht prej  vitesh, pas publikimit të dokumenteve mbi krimet e luftës të kryera në Afganistan dhe Irak.

/abcnews.al