Josa: Sot Kukësi kishte dëshirë për fitore, ndaj Skënderbeut luajmë ndershëm

schedule19:30 - 17 Maj, 2021

schedule 19:30 - 17 Maj, 2021

Kukësi, i dalë nga objektivat sezonale fitoi sot ndaj Bylisit me shifrat 2-1, duke shtuar 3 pikë më shumë, që më shumë dëmtojnë Bylisin se ndihmojnë verilindorët. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i nënkampionëve në fuqi, Mirel Josa.

“Janë ndeshje shumë të vështira dhe skuadra ka pasur shumë presion gjatë kësaj periudhe. Varet edhe nga personaliteti i lojtarëve. Sot skuadra kishte dëshirë. Nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para. Më pas krijuam presion në mbrojtjen kundërshtarë.

Pjesa e dytë ishte ndryshe jo vetëm sepse shënuam 2 gola, por patëm durim dhe gjetëm momentin e duhur për të goditur sepse edhe Bylisi luajti mirë. Skënderbeut do i duhet fitorja dhe kanë bërë ecuri të mirë, por më preukupon skuadra sepse kemi pasur vështirësi fizike dhe të shohim sesi do të rikuperohemi.

Unë me shokët dhe miqtë e mi në Korçë kam folur gjatë kësaj periudhe, por mund të them se skuadra e Kukësit do luajë drejt futboll dhe këtë ecuri që kemi nisur në javët e fundit nuk do e njollosim në dy ndeshjet e fundit. Skënderbeu ka potencën për të luajtur futboll.

Lojtarët e larguar? Nuk ishin të kënaqur me funksionimin që kishte klubi këtu, nuk ishte momenti i duhur për të ikur. Ata lojtarë nuk ishin për të krijuar grup me të tjerët. Kemi probleme në mbrojtje, por në ndeshjet e fundit kemi qenë më rigorozë”, u shpreh Josa. /abcnews.al