Josa: Pjesa e parë e dobët, kemi probleme psikologjike. Tsintsadze shembull

schedule18:35 - 3 Mars, 2021

schedule 18:35 - 3 Mars, 2021

Kukësi vijon të tregojë oshilacione. Ekipi verilindor doli pa pikë nga përballja me Laçin, të cilën e humbi me rezultatin 1-2. Objektivi Europa League është vështirësuar shumë, teksa trajneri Mirel Josa foli rreth duelit të sotëm për Supersport, ku ndër të tjera tha:

Problemi është që nuk duhet të shkojmë direkt te penalltia. Merren të tjerët me këto probleme. Ndeshja e sotme? Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, humbëm topin dhe Laçi na rrezikoi. Ky ishte gabimi, por nuk u vendosëm mirë edhe në pozicionet standarde. Nuk bënë as gjë përpara në fazën sulmuese.

Pjesa e dytë ishte ndryshe, skuadra u shpreh shumë mirë. Në momentin më të mirë tonin, ne u goditëm me penalltinë që dha arbitri. Oshilacionet? Ndikon ana psikologjike, skuadra u ngarkua pas pësimit të golit. Pësuam një gol nga hiçi, nga një vendosje jo e mirë. Laçi e shfrytëzoi shumë mirë me lojtarët që ka përpara dhe ndihmën që merr nga krahët.

Pjesa e dytë pati tablo ndryshe, nuk më pëlqen oshilacioni i madh. Ana psikologjike e një skuadre ngrihet nga vetë lojtarët, nga stafi teknik, ndikon mënyra e komunikimit. Stafi teknik nuk pati reagim të keq kundrejt lojtarëve kur pësuam golin e parë.

Janë momente që lojtarët duhet t’i kapërcejnë vetë, lidhet me personalitetin që mund të kenë futbollistët. Nuk mund të themi që janë futbollistë të mirë, por duan kohë që të ingranohen me njëri-tjetrin. Futbollisti i mirë, futbollisti me vlera, kemi rastin e Mate (Tsintsadze), ka një muaj në skuadër, por është cilësor dhe e luan futbollin drejt“, përfundoi Mirel Josa. /abcnews.al