Jo vetëm Erik Garcia nga Premier, Barcelona piketon një latin për mbrojtjen

schedule09:39 - 10 Prill, 2021

schedule 09:39 - 10 Prill, 2021

Barcelona ka nevojë për disa ndërhyrje në mbrojtje, prej kohësh një nga repartet më pak cilësore të skuadrës së Roland Koeman. Në verë vjen me parametra zero Erik Garcia nga Manchester City.

Një rikthim në shtëpi për 20-vjeçarin e talentuar (7 ndeshje me kombëtaren e Spanjës), i cili ka vendosur të mos rinovojë me klubin anglez dhe do të rikthehet te klubi i tij i zemrës.

Garcia pritet të mos jetë përforcimi i vetëm në mbrojtje që vjen nga Premier League. Barcelona pëlqen shumë edhe Davidson Sanchez, lojtarin e kombëtares kolumbiane.

 

24-vjeçari luan me Tottenham prej vitit 2017 dhe aktivizohet në qendër të mbrojtjes. Sanchez është një nga shtatë lojtarët që ka nxjerrë në merkato Jose Mourinho.

El Desmarque raporton se Barcelona është gati të nisë bisedimet me agjentin e lojtarit latin dhe klubin londinez, për t’i dhuruar një përforcim në prapavijë trajnerit Koeman. /abcnews.al