Jo më çdo vit: Rama njofton ndryshimet tek kolaudimi i makinave

schedule08:21 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 08:21 - 2 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka dhënë një lajm të rëndësishëm në lidhje më kontrollin teknik të mjeteve që do të kryhet nga shteti, duke filluar nga janari i vitit 2021.

Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se mjetet e reja me 0 kilometra 3 vitet e para nuk do të kalojnë në kolaudim, ndërsa mjetet e përdorur nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊

ME NJË LAJM TË MIRË👍

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

  • Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
  • Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
  • Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
  • Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
  • Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
  • Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR 🏍🛺🚘🚍🚚🚓🚌

***fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier./abcnews.al