James Rodriguez tek Atletico? Presidenti Cerezo i jep fund dilemave

schedule15:58 - 5 Gusht, 2020

schedule 15:58 - 5 Gusht, 2020

Sërish lajme jo të mira për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez. Pas një periudhe aspak të mirë te madrilenët ku pothuajse nuk është aktivizuar fare, u fol se mund të transferohej te rivalët e Atletico Madrid. Por dhe kjo mundësi ka rënë poshtë për kolumbianin, pasi ka qenë vetë presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, i cili ka mohuar zërat për një interesim të klubi të tij për lojtarin.

“Nuk e kam idenë nëse James do të vijë tek ne, pasi mendoj se ai nuk është fare në planet e klubit. Ne kemi një skuadër të shkëlyqer si dhe ekipin e të rinjve gati për tu promovuar në ekipin e parë. Gjithsesi, nëse trajneri shikon se i mungon diçka, atëherë do mundohemi të bëjmë aq sa kemi mundësi, pasi nuk ka qenë aspak një sezon i lehtë”, deklaroi Cerezo për “Radio Marca”.

Me këtë situatë të krijuar, e ardhmja e mëngjerashit duket larg Madridit. Rodriguez ka dhe një vit kontratë me “Los Blancos” dhe mundësia më e keqe për të është që të pres dhe një sezon. James e duan në Premier League, pak kohë më parë pati dhe një interesim nga e PSG-së për shërbimet e tij, por ende nuk ka asgjë konkrete. /abcnews.al