Izraeli miraton dozën e tretë të një vaksine kundër Covid

schedule08:27 - 30 Korrik, 2021

schedule 08:27 - 30 Korrik, 2021

Izraeli ka miratuar dozën e tretë të një vaksine kundër Covid për personat e vaksinuar mbi 60 vjeç, duke u bërë vendi i parë në botë që ka miratuar një dozë të tretë përforcuese.

Vendimi vjen pas rritjes së rasteve dhe pas provave që efikasiteti i vaksinës zvogëlohet me kalimin e kohës. Çdokush mbi 60 vjeç i cili është vaksinuar më shumë se pesë muaj më parë do të ketë mundësinë të marrë një dozë  përforcuese.

Bennett tha se presidenti i ri i vendit, Isaac Herzog, do të jetë personi i parë që do të marrë  një dozë përforcuese të premten.

As SHBA -ja dhe as BE -ja nuk kanë miratuar ende një dozë përforcuese të koronavirusit, pasi edne nuk është vërtetuar nëse një dozë e tretë është efektive kundër Covid dhe se cilët persona duhet ta marrin./abcnews.al