Iu gjet kokainë gjatë kontrollit, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

schedule11:46 - 1 Gusht, 2021

schedule 11:46 - 1 Gusht, 2021

Tre persona kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 38-vjeçari O.D., pasi gjatë kontrollit nga Forcat “Shqiponja” iu gjet lëndë narkotike kokainë.

Po ashtu në pranga ka rënë 48-vjeçari M.H., pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren F. K., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në Mullet, me datë 30.07.2021, me pasojë humbjen e jetës së pasagjerit O. S., nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, i 32-vjeçarit L. R., i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu rreth orës 04:50, të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën 58-vjeçari i Sh. B. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë-Informacion- Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në Mullet, me datë 30.07.2021, me pasojë humbjen e jetës së pasagjerit O. S., nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, i shtetasit L. R., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 48 vjeç pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F. K., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprake: Rreth orës 04:50, të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Sh. B., rreth 58 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.  /abcnews.al/