Italia, Gjermania vetëm një dozë vaksine për pacientët që e kanë kaluar Covid-19

schedule09:15 - 5 Mars, 2021

schedule 09:15 - 5 Mars, 2021

Italia dhe Gjermania po shqyrtojnë dhënien e një doze të vetme të vaksinës për personat që  janë infektuar me COVID-19 .

Ky rekomandim vlen për njerëzit që janë diagnostikuar me infeksion tre ose gjashtë muaj më parë. Gjermania dhe Italia janë vendet e fundit të Bashkimit Europian pas Francës dhe Spanjës që ndjekin të njëjtën rrugë si Franca dhe Spanja.

Ky vendim vjen në një periudhë kur kombet e BE-së po përpiqen të rrisin fushatat e tyre të vaksinimit për shkak të mungesës së furnizimit. Gjermania ndërkohë ka miratuar  përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç.

Vetëm 5.5% e njerëzve kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Gjermani – pas vendeve si Izraeli, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Italia, e cila ka një popullsi prej rreth 60 milion, ka administruar 4.76 milion doza vaksinash, me rreth 1.5 milion njerëz që morën dy doza./abcnews.al