Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia bllokadë Kanye West/ Ndalon dy koncerete të reperit në korrik në Reggio Emilia

schedule14:00 - 30 Maj, 2026

schedule 14:00 - 30 Maj, 2026

Autoritetet në Itali kanë ndaluar dy koncerte të planifikuara për në korrik në qytetin Reggio Emilia, ku do të performonin reperët amerikanë Kanye West dhe Travis Scott. Vendimi u mor nga prefekti lokal Salvatore Angieri, i cili përmendi shqetësime për rendin publik dhe sigurinë, përfshirë edhe rrezikun e protestave.

Koncertet ishin planifikuar të zhvilloheshin në “Pulse of Gaia Festival” në RCF Arena, me kapacitet rreth 103 mijë persona, ku Travis Scott do të performonte më 17 korrik, ndërsa Kanye West një ditë më vonë. Autoritetet theksuan se afërsia e dy eventeve dhe fluksi i madh i spektatorëve brenda 24 orësh rritnin rrezikun organizativ dhe të sigurisë.

Vendimi u mbështet edhe nga kërkesa të organizatës së konsumatorëve dhe komunitetit hebraik në Modena dhe Reggio Emilia, të cilët shprehën shqetësime të veçanta për Kanye West, pas deklaratave të tij të mëparshme antisemitike dhe përdorimit të simboleve naziste.



Kanye West eshte perballur me disa anulime koncertesh në Europë gjatë muajve të fundit, ndërsa Travis Scott është nën vëzhgim të shtuar për çështje sigurie që prej tragjedisë në festivalin Astroworld në 2021, ku humbën jetën 10 persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!