Italia administron mbi 21,5 milion doza kundër Covid-19

schedule07:51 - 5 Maj, 2021

schedule 07:51 - 5 Maj, 2021

Në Itali janë administruar mbi 21,5 milion doza kundër koronavirusit.

Sipas të dhënave të publikuar në portalin qeveritar njoftohet se në Itali janë administruar përkatësisht, 21, 572, 011 doza të vaksinës Covid-19. Ndërkohë numri i grave që kanë marrë doza të vaksinës anti-Covid ka arritur në 12,257, 380, ndërsa tek burrat kanë marrë 9, 314, 631 doza, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Italia ditën e djeshme shënoi 305 viktima nga koronavirusi dhe 5, 948 raste nga 121, 829 testime të realizuara.

 

Kujtojmë se më herët kryeministri italian Mari Draghi deklaroi se vendi është gati të presë turistë nga e gjithë bota.

Italia është gati të mirëpresë botën. Ne duhet të ofrojmë rregulla të qarta dhe të thjeshta për të siguruar që turistët mund të vijnë tek ne në mënyrë të sigurt. Vendi do të jetë gati nga gjysma e dytë e qershorit . Ne ndërkohë, qeveria italiane ka prezantuar një leje kombëtare të gjelbër, e cila do të hyjë në fuqi nga gjysma e dytë e majit”, ka thënë Draghi.

/abcnews.al/