Ismajli prish “planet” e Sylvinhos, tekniku brazilian thërret Enea Mihajn

schedule13:29 - 19 Mars, 2023

schedule 13:29 - 19 Mars, 2023

Legjionarët tanë do të nisin pasditen e nesërme grumbullimin para ndeshjes së parë të kualifikuesve të Euro 2024, ndaj Polonisë, në Varshavë, mbrëmjen e 27 marsit. Tekniku  Sylvinho prej 2 ditësh tashmë ka shpallur listën e të grumbulluarve, mirëpo është përballur me disa surpriza.

Pas dëmtimit të konfirmuar të mbrojtësi Berat Djimsiti tashmë Sylvinho duhet të vuajë dhe mungesë e mbrojtësit Adrian Ismajli, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit të Empolit, ndaj Atalantës dhe nuk mund të jetë i gatshëm për përballjen e Varshavës.

Për këtë arsye, tekniku brazilian ka vendosur të ndryshojë listën dhe të thërrasë mbrojtësin Enea Mihaj, me 24-vjeçarin që luan në Portugali me Famalicaon dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës duke nisur nga e hëna. /i.m /abcnews.al