ISHP: Shtohen fëmijët e infektuar me Covid

schedule16:41 - 19 Janar, 2022

schedule 16:41 - 19 Janar, 2022

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit te fëmijëve të prekur me Covid.

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik është shprehur se janë shtuar rastet e të vegjëlve që kanë nevojë për trajtim në spital.

Ajo që shikohet më problematike është rritja në grup-moshën 0-14 vjeç. Sidomos tek fëmijët që shkojnë në kopsht dhe në çerdhe, ku janë rritur shumë rastet e shtrimit në spital të moshave 0-4 vjeç. Nënat në këtë periudhë duhet të kenë shumë kujdes pasi në qarkullim janë dy variantet Covid, Omicron dhe Delta dhe gripi i tipit A”, ka thënë Daja.

Ndërkohë u bëjnë thirrje prindërve të tregohen vigjilent ndaj  çdo shenje që fëmijët shfaqin dhe te kontaktojnë mjekun./abcnews.al