Ishin kthyer në makth, dalin pamje nga grabitja e vilave luksoze në Greqi, mes grabitësve edhe shqiptarë

schedule11:44 - 6 Korrik, 2023

schedule 11:44 - 6 Korrik, 2023

Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë grabitësish që ishin kthyer në makthin e pronarëve të vilave luksoze. Mediat greke shkruajnë se janë arrestuar katër persona mes të cilëve edhe shqiptar të cilët akuzohen për vjedhjen e 14 vila luksoze në ishullin e Mykonos.

Ndër të tjera në mediat fqinje janë publikuar edhe pamjet nga vjedhja e fundit e kryer nga grupi kriminal në Mykonos më datë 17 qershor. Siç shihet në video dy prej autorëve, natën e 17 qershorit, kanë hyrë në oborrin e vilës, dhe përpiqen të gjejnë mënyrën për të “thyer” sigurinë e banesës luksoze.

Baza e bandës ishte një vilë në zonën e Loulos, të cilën 27-vjeçari drejtues i spirales e kishte marrë me qira për muajt e verës, për 55 mijë euro. Ndërkohë sipas hetimeve mësohet se hajdutët “zbarkuan” dhe “punuan” në ishull më 25 maj. Ata vepronin kryenin vjedhje në banesa, vila në ishull, kur pronarët ose qiramarrësit e tyre mungonin përkohësisht.

Nga grabitjet e kryera autorët kanë marrë para dhe ar me vlerë të madhe, si dhe kasaforta. Me zbërthimin e organizatës kriminale janë zbardhur 14 vjedhje, ndërsa vlera e sendeve dhe parave kalon shifrën e 455 mijë eurove. Sipas njoftimit të policisë, ata kishin marrë para të gatshme 17.810 euro dhe bizhuteri në vlerë prej 437.961 euro.

Policia greke ka sekuestruar gjithashtu nga banesa e hajdutëve një numër i konsiderueshëm sendesh, të cilat u konfiskuan dhe u identifikuan gradualisht si mallra të vjedhura. /abcnews.al