Me 23 prill Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO dhe Apelit të GJKKO dhe lirim nga qelia.
Meta i është drejtuar disa herë me kërkesë shkallës se parë dhe të dytë të gjyqësorit, por argumentet e tij nuk janë marrë parasysh. Kjo është hera e tretë që ai dorëzon rekurs ne Gjykatën e Lartë dhe kërkon lirim nga burgu.
Sipas mbrojtjes se Ilir Metës rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim.
Rekursi i Metës do të shqyrtohet nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda Albana Boksi dhe Gentian Shala. Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 3 episode, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.
/abcnews.al/


