Ish-kryeministri Berisha akuza të forta : Shifrat e koronavirusit të manipuluara, në Has një lagje e infektuar

schedule20:19 - 2 Prill, 2020

schedule 20:19 - 2 Prill, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë lidhjes me skype me gazetaren Mirela Milori në ABC News lëshoi akuza të forta për ministren e shëndetësisë Ogerta Manstirliu.

Sipas Berishës shifrat në Shqipëri për të infektuarit me covid-19 janë të manipuluara.

Berisha tha se ka të dhëna se kjo shifër e raportuar nga Ministria e Shëndetësisë është të paktën 10 herë ose 15 herë më shumë seç është raportuar.

Mirela Milori: Çfarë shifrash keni, sipas të dhënave tuaja?

Sali Berisha: Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë sec është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me covid-19. Kanë vdekur 3 persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vdekur nga covid duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv./abcnews.al