Jose Mourinho është një personazh karizmatik dhe ka gjithmonë diçka për të thënë. Tottenham pret nesër në shtëpi Norwich dhe do të tentojë të rikthehet te fitorja pas katër ndeshjesh.
Trajneri portugez nuk përmbahet në konferencën për shtyp dhe kalon në kundërsulm, teksa “frenon” transferimin e Christian Eriksen drejt Interit në Serie A.
“Kam një lajm të keq për ju, Eriksen është grumbulluar për ndeshjen e nesërme. Nuk kam lajme nga merkato për dy shkaqe. Ne nuk blejmë lojtar çdo ditë dhe nuk më pëlqen të flas për lojtarët e skuadrave të tjera. Të tjerët kënaqen duke e bërë një gjë të tillë, unë jo“, deklaron Jose Mourinho. /abcnews.al