Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani refuzon inspektimet e IAEA-së në centralet e dëmtuara nga sulmet e SHBA dhe Izraelit

schedule13:21 - 23 Qershor, 2026

schedule 13:21 - 23 Qershor, 2026

Irani ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’i lejojë inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të vizitojnë objektet e tij bërthamore që janë dëmtuar nga sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha sot se Teherani nuk ka zhvilluar asnjë takim me drejtorin e përgjithshëm të IAEA-s dhe se nuk parashikon që agjencia të inspektojë impiantet bërthamore të dëmtuara nga ajo që e quajti “agresion ushtarak amerikan dhe sionist”.

Deklarata bie në kundërshtim me komentet e bëra një ditë më parë nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, i cili pas negociatave të zhvilluara në Zvicër tha se Irani kishte pranuar të ftonte sërish inspektorët e IAEA-s, duke e cilësuar këtë si një “hap të madh përpara”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!