VIDEO/ Si do organizohet koncerti i bamirësisë, me Inva Mulën dhe 50 artistë

schedule18:56 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 18:56 - 6 Dhjetor, 2019

Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Inva Mula fton të gjithë artistët në një nismë sa artistike aq dhe humanitare, në ndihmë të familjeve të goditura nga tërmeti.

Koncerti i parë, ku do të marrin pjesë mbi 50 artistë, do të jepet këtë të diel në Tiranë, ndërsa të tjerë do të vijojnë deri në fund të dhjetorit.

Indiferenca vret, ndaj sopranoja e njohur Inva Mula ka ndërmarrë iniciativën e një seri mbrëmjesh  humanitare për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

“Tërmeti ishte diçka që riktheu tek secili nga ne dëshirën për kontribuuar, dëshirën për të qenë bashkë. Ftoj jo vetëm artistët, por të gjithë ata që munden të bashkohen me një kontribut sado modest”, shprehet artistja.

Ajo tregon  atë çfarë pa me sy në Durrës, ngjarje e cila thotë se e ka prekur thellë. Ndaj ajo tregon se mendoi që artistë të zhanreve të ndryshme të bëhen bashkë.

“Gjendja është shumë e rëndë, isha e pranishme në Durrës dhe pashë që nevojat janë të jashtëzakonshme”, shprehet Mula.

Dëshira e këngëtarëve ishte që koncerti humanitarë të mbahej në Durrës, por edhe dëmtimet e teatrit të qytetit bënë që koncerti të mbahet në Tiranë me 8 dhjetor, tha Mula.

Mbrëmja humanitare është ndërtuar dhe e mbështetur fort në mesazhe, sipas artistes.

“Në duhet të arrijmë të prekim atje ku mundim dhe me ndihma të vogla të arrijmë diçka të madhe. Ideja ka gjetur një mbështetje mjaft të madhe ku edhe shkoi përtej imagjinatës time”, tha Mula.

Starton në Tiranë aksioni humanitar me mbi 50 artiste te zhanreve të ndryshëm  për t’u përmbyllur në fund të dhjetorit. Televizoni “Abc News” është sponsor mediatik i këtij koncerti bamirësie.

/abcnews.al