Inovacioni dhe teknologjia/ “95 % e shërbimeve tona në formë digjitale”, Ibrahimaj: Do vazhdojmë të investojmë!

schedule20:39 - 19 Shtator, 2025

schedule 20:39 - 19 Shtator, 2025

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, ministrja e re e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj foli për një sërë çështjesh të rëndësishme, si zhvillimi i ekonomisë, tregu i punës, duke u ndalur edhe tek teknologjia.

“Inteligjenca Artificiale” u shpreh Ibrahimaj tashmë ka marrë një vëmendje të lartë.  ‘Pasja e një Ministri me Inteligjencë Artificiale për Inteligjencë Artificiale’ , tha Ibrahimaj gjatë intervistës, do të përmirësojë edhe proceset e qeverisjes.

“Ne po jetojmë në një epokë ku Inteligjenca Artificiale sapo ka filluar të adaptohet në proceset e prodhimit, të punës dhe tregon për një rritje të eficences jashtëzakonisht të lartë. Përdorimi i Inteligjencës Artificile tregon për reduktim të kohës së prodhimit, qoftë të shërbimeve të informacionit shumë të lartë. Ndaj dhe ne, kryeministri ka vendosur që pjesë e kabinetit qeveritar të jetë një ministër për Inteligjencës Artificiale në të gjitha proceset tona. Diella nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar. Diella ka qenë asistenti virtual i shërbimeve të E-Albania dhe besoj që me hyrjen e Diellës, individët e kanë më të lehtë t’i marrin shërbimet.

Unë besoj që pasja e një Ministri me Inteligjencë Artificiale për Inteligjencë Artificiale do të përmirësojë proceset e qeverisjes. AI është më e drejtë më transparente…dhe patjetër që ka edhe një marzh gabimi dhe për këtë arsye është kryeministri, që është përgjegjës për të. Dhe jo çdo gjë në fazat e para do t’i lihet Inteligjencës Artificiale, janë gjëra që po testohen.

Është një inovacion që po e përqafojmë shumë më herët se të tjerët, kemi treguar dhe më parë…Do ta fusim në procesin e Prokurimit që kanë domosdoshmëri të automatizimit dhe të heqjes së vendimmarrjes njerëzore në procese dhe do fusim së shpejti Inteligjencën Artificiale në analizën e drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, të riskut dhe në shumë sektorë të tjerë. Dhe pse jo ne të kemi një mendim për të gjitha aktet ligjore për të gjitha procedurat që qeveria bën dhe nga Diella që personifikon Inteligjencën Artificiale.

Inovacioni teknologjia e informacionit kërkon shumë financime, por qeveria shqiptare që në 2013 e ka pasur vizionin shumë të qartë për të investuar në inovacion dhe teknologji dhe jemi ndër të paktat vende me një numër kaq të lartë shërbimesh digjitale. 95 % e shërbimeve tona ofrohen dixhitalisht. Sigurisht që ne kemi bazat dhe patjetër që do vazhdojmë të investojmë dhe të kemi kapacitetin e duhur për të përballuar të gjithë fuqinë e Inteligjencës Artificiale”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!