Një punonjës i Policisë së Burgjeve ka mbetur i dëmtuar pasi është goditur nga një i dënuar në burgun e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë, mbrëmjen e kaluar.
Sipas burimeve, efektivi Agron Bebja ka marrë dëmtime dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar i goditjes është i burgosuri Dritan Ymeri, i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burgim për vrasjen e mjekut Ilir Alia në Shkodër, në vitin 2017.
Ngjarja e rëndë kriminale ndodhi në mesnatën e 1 korrikut 2017, në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, ku mjeku Ilir Alia u vra me një plumb në kokë.
Pas vrasjes, Ymeri u largua drejt Francës, ndërsa më 2 qershor 2021 u vetëdorëzua në polici.
Aktualisht, ai ndodhet në burgun e Burrelit, ku po vuan dënimin prej 25 vitesh burgim.



