Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I burgosuri godet policin në burgun e Burrelit/ Plagoset efektivi, autori i dënuar me 25 vite burgim

schedule20:23 - 26 Nëntor, 2026

schedule 20:23 - 26 Nëntor, 2026

Një i dënuar ka goditur një punonjës të policisë së burgjeve në burgun e Burrelit. Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të tretë mbrëmjen e kaluar.

Sipas burimeve, efektivi i policisë së burgjeve Agron Bebja ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve i dënuari ka kërkuar të shkojë në tualet dhe sapo efektivi ka hapur derën, i burgosuri e ka qëlluar në kokë me petrogaz.
I pyetur nga grupi i hetimit të prokurorisë së Dibrës, i burgosuri është shprehur: ” E godita, se ashtu ma dha truri”.

Efektivi është trajtuar nga mjekët dhe ka marrë disa qepje në kokë. I burgosuri Dritan Ymeri është duke vuajtur një dënim prej 25 vitesh burgim.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!