Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nura: Diaspora është më e indinjuar nga dhuna ndaj protestuesve, videot në rrjetet sociale ndikojnë në perceptim

schedule20:50 - 26 Nëntor, 2026

schedule 20:50 - 26 Nëntor, 2026

Analisti Artur Nura ka komentuar reagimin e diasporës ndaj protestave në Shqipëri, duke u shprehur se indinjata e saj lidhet veçanërisht me pamjet e dhunës ndaj protestuesve.

Sipas Nurës, diaspora sheh vetëm sekuenca të caktuara filmike, të cilat, sipas tij, janë pjesë e një spoti të përgatitur me shumë kujdes.

Duke iu referuar protestës së parë pas ngjarjes në Zvërnec, ku një protestues u përball me dhunën e punonjësve të policisë private, Nura pretendoi se pati një pompim artificial të pamjeve, që ndikoi në nxjerrjen e njerëzve në rrugë.



“Diaspora është më e indinjuar që goditen njerëz në protesta, shohin vetëm sekuenca të një spoti të bërë me shumë kujdes. Protesta e parë që u bë pas Zvërnecit, pas dhunës së policëve privatë ndaj protestuesit, aty pati pompim artificial që i nxori njerëzit në rrugë.

Aty në atë video ka pasur financim që kjo video të shihet sa më shumë, e më pas është algoritmi. Algoritmi është mekanizëm politik.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!