Infektohen dy familje në Durrës, 7 raste kontakte të vatrave ekzistuese

schedule17:37 - 2 Gusht, 2020

schedule 17:37 - 2 Gusht, 2020

Në qytetin e Durrësit janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Shtatë prej tyre janë raste kontakti të vatrave ekzistuese të infeksionit.

Ndërsa 5 rastet e tjera janë dy familje të ndryshme, prej të cilave njëra me tre anëtarë, ndërsa një tjetra një çift bashkëshortësh.

Durrësi numëron 291 raste aktive me koronavirus në rang qarku, duke u renditur në vend të dytë pas Tiranës me 1285 të infektuar aktivë./abcnews.al