India përballë një katastrofe, në 24 orë 3, 780 pacientë me Covid-19 humbën jetën

schedule08:03 - 5 Maj, 2021

schedule 08:03 - 5 Maj, 2021

Këtë të mërkurë India ka regjistruar rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3, 780 pacientë me Covid.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në vend janë regjistruar 382, 315 raste të reja me koronavirus.

 

India tashmë ka tejkaluar shifrat e 20 milion rasteve të prekura nga kjo sëmundje e rëndë, ndërsa sistemet shëndetësorë vijojnë të mbeten në kaos për shkak të radhëve të gjatë në spitalet Covid të cilat janë përballur me mungesë të shtretërve dhe mungesë të oksigjenit,

Ndërkohë qeveria e kryeministrit Narenda Modi është kritikuar për keqmenaxhim të situatës së pandemisë, dhe është akuzuar se nuk ka ndërhyrë në kohën e duhur për të marrë masa shtrënguese që të parandalohej një gjendje e rëndë në spitale për shkak të valës së dytë të koronavirusit.

Gjithashtu kujtojmë se opozita në Indi ka bërë thirrje që vendi të mbyllet, ndërsa nga ana e qeverisë ka pasur një hezitim për të marrë këtë vendim për shkak të rrezikut sipas saj me të cilën mund të përballet ekonomia.

/abcnews.al/