Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ilir Ikonomi: Protestat janë përhapur në 100 qytete, Trump i ashpër me guvernatorët

schedule20:41 - 2 Qershor, 2020

schedule 20:41 - 2 Qershor, 2020

Gazetari, Ilir Ikonomi në një lidhje direkte për “Mbrëmje në Abc”, me Mirela Milorin ka komentuar gjendjen e krijuar në Amerikë për shkak të protestave të fundit.

Në fjalën e tij gazetari i Zërit të Amerikës është shprehur se sipas autopsisë rezulton se George Floyd, ka humbur jetën si pasojë e qarkullimit të gjakut për shkak të gjurit që ndodhej në qafën e tij.

Gjithashtu ai ka theksuar se presidenti Trump po përdor një gjuhë të ashpërt kohët e fundit dhe kërkon masa më të forta dhe të ashpra nga gurvenatorët.



“Zyrtarët e Minesotës e kanë përcaktuar vdekjen e George Floyd, si vrasje. Duke thënë se ai ka pësuar humbje të rrjedhjes së gjakut në momentin që po mbahej me forcë nga policia. Në raportin mjeko ligjor thuhet se Floyd ka vdekur nga komplikacioni arresti kardio-pulmonar si komplikacion i shtypjes mbi qafë dhe kjo e komplikacion më shumë çështjen e policit që është filmuar duke e mbajtur gjurin në qafë i cili është arrestuar, ndërsa efektivët e tjerë janë pushuar”, ka thënë Ikonomi.

Ndër të tjera gazetari Ikonomi është shprehur se nuk akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndikimin që do të ketë gjuha e përdorur nga presidenti për figurën e tij.

“Në 2014 ka pasur një përplasje të fortë të kësaj natyre, por përmasat e kësaj proteste janë shumë më shumë të mëdha pasi tashmë janë përfshirë 100 qytetet. Biden po përpiqet që të shfrytëzojë një situatë të tillë, por është ende herët për të thënë nëse ky debat do e dëmtojë apo jo gjuhen që po përdor Trump”, është shprehur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!