I shtruar në gjendje të rëndë tek “Shefqet Ndroqi”, italiani u beson babanë mjekëve shqiptarë

schedule19:29 - 24 Nëntor, 2020

schedule 19:29 - 24 Nëntor, 2020

Ema Shazivari

Shumë shqiptarë te prekur nga Covid, ikin ne Turqi, Itali, apo Greqi për të marrë trajtim të specializuar. Por, rrethanat apo fati, kanë bërë që ky shtetas Italian t’u besojë autoriteteve shëndetësore shqiptare.

Ai ka babain të shtruar në spitalin “Shfeqet Ndroqi. Thotë se ka besim të madh te mjekët shqiptarë. E ka të vështirë të flas para kamerave. I dëshpëruar thotë se babai është në gjendje të rëndë.

Edhe ai, si dhjetëra familjarë të tjerë shqiptarë, pret me orë jashtë ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi” për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të babait.

Me ankth pret orarin për ti dorëzuar mjekes, ushqimet apo sendet e nevojshme.

Shumë të sëmurë shqiptarë me Covid, vijojnë të dërgohen jashtë për një trajtim më të specializuar. Vetëm në 3 muajt e fundit 270 avionë kanë udhëtuar nga Rinasi në Turqi, pa llogaritur ata në Itali apo Greqi. /abcnews.al/