Një shtetas italian është dëmtuar rëndë në Vlorë, pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb, pak pasi kalon tunelin në zonën e ujit të ftohtë.
Nga informacionet paraprake, ai ka pësuar traumë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.
Mësohet se pacienti është në kod të kuq, ndërsa bluzat e bardha po vijojnë ndërhyrjet mjekësore. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.


