Detaje/ Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, konflikti për dritat e makinës dyshohet se çoi në krim

schedule13:20 - 28 Shtator, 2025

schedule 13:20 - 28 Shtator, 2025

TEPELENË- Një debat për dritat e makinave, dyshohet se ka sjellë një konflikt që I kushtoi jetën biznesmenit Eduardo Sarchi në zonën e Salarisë në Tepelenë. Kjo ka dalë nga dëshmitë e personave që kanë qenë bashkë me biznesmenin 44-vjeçar dhe kanë parë ngjarjen.

ABC News, mëson se autori I dyshuar për të cilin po punohet për ta kapur, është bezdisur nga dritat e makinave që kanë pasur viktima Eduardo Sarchi, dhe miqtë e tij Eqrem, Daniel dhe Gazment Braçi.

Në këtë situatë sipas dinamikës së ngjarjes, ka pasur fillimisht një debat mes tyre dhe sherri ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit. Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, I cili ka qëlluar në drejtim të biznesmenit Eduardo Sarchi, ku një plumb e ka kapur në këmbë duke i çarë arterien kryesore dhe duke I shkaktuar vdekjen.

Ka dyshime se autori, mund të jetë panikosur, për shkak se edhe biznesmeni Eduardo Sarchi dhe miqtë e tij kanë qenë të armatosur.

Në vendin e ngjarjes, janë gjetur 2 dëmtime në makina ndërsa një plumb ka kapur biznesmenin.

Sipas policisë, dyshohet se edhe një nga miqtë e biznesmenit Sarchi mund të jetë kundërpërgjigjur me armë zjarri autorit që më pas është larguar në drejtim të tepelenas.

Policia po punon për kapjen e të paktën 3 personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa një prej tyre është edhe autori që dyshohet se ka kryer vrasjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!