Një 36 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është vetëdorëzuar këtë të hënë në policinë e Tiranës.
Sipas policisë shtetasi me iniciale R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
“Më datë 24.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është vetëdorëzuar shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al


