I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika, arrestohet në Morinë 52-vjeçari nga Kosova

schedule15:32 - 22 Janar, 2021

schedule 15:32 - 22 Janar, 2021

Një 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Morinë për llogari të autoriteteve belge. Sipas policisë në pranga është vënë A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë. Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.

“Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika . Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957″, njofton policia./mv.abcnews.al