I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 44-vjeçari me katër emra të ndryshëm

schedule09:31 - 23 Shtator, 2020

schedule 09:31 - 23 Shtator, 2020

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Gjatë operacionit është kapur një 44-vjeçar, person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 6 vjet e 8 muaj burg.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar, Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Sakaq Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./abcnews.al/