Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari/ Është dënuar në Itali për vrasjen e Naim Zyberit në 1997

schedule12:55 - 15 Qershor, 2026

schedule 12:55 - 15 Qershor, 2026

Gerd Gjinarari i njohur me nofkën Gerd Gjenerali, ka rënë në pranga nga autoritetet belge, paraditen e 15 qershorit.

Sipas burimeve për ABC News, ka pasur një bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge për lokalizimin e vendndodhjes së të shumëkërkuarit Gerd Gjinari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej shumë vitesh.

Gjinarari rezulton i dënuar në Itali për vrasjen e Naim Zyberit në vitin 1997. Ngjarja u regjistrua në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor.



Sipas dosjes, rezulton se skema ka qenë e mirëmenduar. Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm dhe të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Zyberit, ndonëse e kishin plagosur po të njëjtën ditë, por nuk arritën ta vrisnin, dhe brenda një buqete me lule kishin armën me të cilën kryen krimin.

Naim Zyberi ishte një emër i njohur dhe me peshë në botën e krimit.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat italiane dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Në 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Teksa është arrestuar në Belgjikë, pritet tashmë ekstradimi drejt vendit tonë për t’u shlyer dënimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!