I riu qëllon policin me grusht në Tiranë

schedule13:17 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:17 - 26 Tetor, 2021

Një person ka goditur me grusht një punonjës policie në Tiranë. Autori është shpallur në kërkim. Ndërkohë që janë arrestuar dy vëllezër, që akuzohen se nuk treguan krimin duke mbrojtur autorin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 arrestuan në flagrancë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, shtetasit S. K., 27 vjeç dhe A. K., 21 vjeç (vëllezër), sepse nuk kanë kallëzuar për identitetin e një shtetasi tjetër (ende i paidentifikuar) i cili ka goditur punonjësin e Policisë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak të detyrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij” njofton policia./ Abcnews.al