Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“I paralajmëruam, por nuk pyetën fare!”, Lampard kundër Deschamps

schedule17:08 - 18 Tetor, 2019

schedule 17:08 - 18 Tetor, 2019

Frank Lampard ka mbetur i zhgënjyer nga Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze. Në mes është N’golo Kante, i cili është dëmtuar në kombëtare. Mesfushori nuk ishte gati për lojë, por Deschamps nuk pyeti dhe e grumbulloi për dy ndeshjet kundër Islandës dhe Turqisë.

28-vjeçari ndjeu dhimbje gjatë nxehjes përpara fillimit të ndeshjes kundër Islandës, duke përkeqësuar gjendjen e kaviljes së majtë. Trajneri i Chelsea nuk do ta ketë të gatshëm për sfidën e nesërme kundër Newcastle dhe nuk e fsheh zhgënjimin e tij gjatë konferencës për shtyp.

“I komunikuam trajnerit të Francës që Kante nuk po kalonte një gjendje të mirë dhe nuk mund të grumbullohej. Duhet të mendojmë gjithmonë për të mirën e lojtarit, kështu duhet të funksionojnë gjërat“, thekson trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!