I nxehti dëmton trurin? Temperaturat e larta ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor

schedule13:08 - 6 Korrik, 2025

schedule 13:08 - 6 Korrik, 2025

SHQIPËRI- Bëni kujdes nga i nxehti. Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në aspektin fizik, por dhe në atë psikologjik duke shkaktuar ankth, luhatje të humorit, mungesë përqendrimi edhe nëse nuk keni probleme me shëndetin mendor.

Sipas studimeve të fundit kjo ndodh për shkak të ndikimit të të nxehtit në sistemin nervor qendror,  energjisë që truri shpenzon për të ruajtur balancën e brendshme të organizmit dhe ndryshimit në nivelin e neurotransmetuesve.

“Për shembull valët e të nxehtit ndikojnë kryesisht te serotonina, i cili është hormon I qetësisë dhe harmonisë emocionale.  Temperaturat e larta shkaktojnë ulje të nivelit të serotoninës.  Mund të shkaktojnë rritje të nivelit të dopaminës  që është një hormon neurotransmetues që shkakton rritje të impulsivitetit,  nervozizë, zemërim, agresivitet.  Po kështu ulet dhe niveli gabës, edhe gaba është një neurotransmetues që sjell qetësinë emocionale. Në momentin që ulet shfaqet dhe  zemërimi, irritabilitet, impulsivitet dhe probleme të ulje të tolerancës ndaj pakënaqësisë”, tha mjekja psikiatre Irena Thoma.

Më të ndjeshme  pasojat e temperaturave të larta janë tek personat që vuajnë nga çrregullime të  shëndetit mendor.

“Një pacienti me skizofreni mund ti përkeqësohet psikoza. Një pacienti me çrregullim bipolar mund të  përkeqësohet depresioni ose gjendja maniakale. Tek persona me gjendje ankthi mund të përkeqësohet axhitimi…  Duhen përshtatur  medikamentet, vetë antipsikotikët shaktojnë një lloj frenimi  të sistemit të termoregullimit trupi është në rënie të lire”, tha ai.

Gjatë valëve të të nxehtit mjekët këshillojnë qëndrim në mjedise më të freskëta,  konsum të lëngjeve në sasi të  lartë pasi sipas tyre  dehidrimi vë në stres organizmin dhe mosabuzim me gjumin se  pagjumësia në vetvete dëmton përqendrimin dhe nxit çrregullimet e humorit/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!