I dënuar në Itali për disa vepra penale, arrestohet 56-vjeçari shqiptar

schedule09:50 - 17 Shtator, 2022

schedule 09:50 - 17 Shtator, 2022

Një 56-vjeçar është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Ai ishte dënuar nga pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me 14 vjet burgim, pasi akuzohet për “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

I arrestuari Leonard Kote pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor i koduar “Bergamo”, nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit Operacional në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, është organizuar dhe finalizuar operacioni polior i koduar “Bergamo”.

Si rezultat i këtij operacioni është kapur dhe arrestuar, me qëllim ekstradimi, shtetasi:

Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!