Një zhvillim i bujshëm ka tronditur skenën politike në Hungari.
Sipas raportimeve të mediave dhe një njoftimi të bërë publik nga kryeministri Peter Magyar, Aron Orbwn – vëllai i Viktor Orban – është vënë nën arrest me akuzën e rëndë të trafikut të qenieve njerëzore.
Aktualisht, autoritetet kompetente, ku përfshihen Zyra Kombëtare për Rimëkëmbjen dhe Mbrojtjen e Pasurive dhe Zyra Kombëtare e Hetimeve, janë të angazhuara plotësisht në terren dhe po vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
“Sipas njoftimeve në media, Aron Orban, vëllai i kryeministrit Viktor Orban, është vënë në paraburgim nën dyshimin për kontrabandim të qenieve njerëzore. Zyra Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po vazhdojnë hetimet” shkruan Magyar në rrjetin e tij social në X./abcnews.al


