Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-ministri i Orban nën hetim për korrupsion/ Hungari, sekuestrohen 17.7 milionë euro të fshehura në pyje dhe depo

schedule10:56 - 14 Nëntor, 2026

schedule 10:56 - 14 Nëntor, 2026

Autoritetet hungareze kanë sekuestruar 17.7 milionë euro në para të gatshme, të cilat ishin fshehur në vende të ndryshme, përfshirë pyje, depo fermash dhe banesa private.

Sekuestrimi është kryer në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklós Sesták, pjesë e qeverisë së ish-kryeministrit Viktor Orbán.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Mbrojtjes së Pasurive (NVVH), kontrollet u zhvilluan të enjten dhe të premten në disa ambiente të lidhura me hetimin penal.



Gjatë operacionit u gjetën 5,071,632,000 forinta hungareze, 2,658,350 euro dhe 1,257,100 dollarë amerikanë, një shumë që në total kap vlerën e rreth 17.7 milionë eurove.

Sipas autoriteteve, paratë ishin fshehur në pyje, ndërtesa, depo bujqësore dhe shtëpi private, ndërsa një pjesë ishte vendosur në një kasafortë në një zonë të largët.

Miklós Sesták, i cili mbajti postin e ministrit të Zhvillimit nga viti 2014 deri në vitin 2018, dyshohet për marrje ryshfeti në një çështje që lidhet me blerjen e autobusëve të përdorur nga kompania shtetërore e transportit, me çmime të dyshuara si të fryra.

Hetimet janë pjesë e fushatës së qeverisë së re hungareze kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin gjatë 16 viteve të qeverisjes së Viktor Orbán.

Kryeministri aktual, Peter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet e prillit, është zotuar të hetojë rastet e dyshuara të korrupsionit që lidhen me administratën e paraardhësit të tij.

Pas njoftimit për sekuestrimin, Magyar reagoi duke deklaruar se ky zhvillim shënon fundin e asaj që ai e cilësoi si “mafia Fidesz-KDNP”, duke iu referuar partive që përbënin koalicionin qeverisës të Orbánit.

Ndërkohë, Viktor Orbán nuk ka reaguar për sekuestrimin e fundit. Në deklarata të mëparshme, ai i ka cilësuar hetimet ndaj personave të afërt me të si “persekutim politik”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!