Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Publikohen pamjet/ Autoritetet hungareze zbulojnë thesarin e ish-ministrit të akuzuar për korrupsion! Të fshehura në pyje e ndërtesa

schedule15:26 - 14 Nëntor, 2026

schedule 15:26 - 14 Nëntor, 2026

Miliona euro në para të gatshme janë zbuluar të groposura në pyje dhe të fshehura në ndërtesa të ndryshme në Hungari, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklós Sesták.

Pamjet e publikuara nga autoritetet hungareze tregojnë momentet kur hetuesit gërmojnë me lopata në pyje për të nxjerrë paratë e fshehura, ndërsa në imazhe të tjera shfaqen pirgje me kartëmonedha të sekuestruara.

Shuma totale e zbuluar gjatë një operacioni dyditor arrin në miliona euro.



 

Sipas agjencisë, paratë u gjetën të groposura në pyje, të fshehura në ndërtesa, depo fermash dhe banesa private, si dhe në një kasafortë të sigurisë së lartë, të vendosur në një zonë të largët.

Në një deklaratë zyrtare, NVVH bëri të ditur se shuma e sekuestruar përfshin 5 miliardë e 71 milionë e 632 mijë forinta hungareze, 2 milionë e 658 mijë e 350 euro dhe 1 milion e 257 mijë e 100 dollarë amerikanë.

Hetimi lidhet me ish-ministrin Miklós Sesták, i cili drejtoi Ministrinë e Zhvillimit nga viti 2014 deri në vitin 2018, gjatë qeverisjes së Viktor Orbán. Ai akuzohet për marrje ryshfeti në një çështje që lidhet me blerjen e autobusëve të përdorur nga kompania shtetërore e transportit në Hungari, me çmime të fryra.

Sesták është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Ndërkohë, sipas raportimeve, edhe dy ish-ministra të tjerë dhe vëllai i Viktor Orbán janë arrestuar në çështje të veçanta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!