Humbën jetën në “lule të rinisë”, kush janë dy viktimat që u aksidentuan në Velipojë

schedule09:10 - 31 Korrik, 2021

schedule 09:10 - 31 Korrik, 2021

Shkodër- Orët e para të mëngjesit ishin fatale për dy të rinj nga Shkodra. Makina me të tip “BMW” me të cilën ata udhëtonin, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe u përplas me një mur anësor.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa u ka marrë jetën në vend dy të rinjve. ABC mëson se viktimë e këtij aksidenti tragjik kanë mbetur Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona T. 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

LEXO EDHE:Përgjaket Shkodra, humbin jetën në aksident një 16-vjeçare dhe një 23 vjeçar

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë. /abcnews.al/|