Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën 63-vjeçari me Covid-19 në Kosovë

schedule14:08 - 1 Korrik, 2020

schedule 14:08 - 1 Korrik, 2020

Një 63-vjeçar me koronavirus ka humbur jetën në Kosovë. Në klinikën Infektive në Prishtinë raportohet të ketë ndërruar jetë Isuf Murati, i lindur në vitin 1957, banues në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes duke u garantuar se gjithmonë do të jenë pranë tyre.

Haziri, në njoftimin për mediat shprehet:



 “Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale COVID-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie.”

Po ashtu ai bëri apel që të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet të mos ta neglizhojnë në asnjë moment virusin.

“Apeloj te të gjithë qytetarët ti respektojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të profesionistëve, maskat, dorezat, distanca, sepse janë baza e të jetuarit në përditshmërinë tonë. Nuk duhet shmangur këto rekomandime sepse ky virus është një kërcënim i shëndetit publik. Mos jep shërbim dhe mos u shërbe askund, nëse nuk përdoren masat mbrojtëse. Kujdes maksimal për të gjithë kudo që jeni”,  shtoi Haziri.

Deri më tani 170 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në Komunën e Gjilanit, prej tyre 109 janë shëruar plotësisht, 58 raste janë aktive dhe 4 qytetarë janë ndarë nga jeta. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!