Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin elektoral në njësinë nr.5 në Tiranë deklaroi se vota e çuar për Partinë Socialistë është arma që do sipas tij do të hapë rrugën e së ardhmes.
Gjatë fjalës së tij Rama i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë Partinë Socialistë për të sjellën ndryshimin në Shqipëri.
Ndërsa komentoi sërish patronazhistët ai tha se ata e dinë se kush janë ata që lëvizin me makinat e shtrenjta.
“Vota është një armë vlera e së cilës varet nga ai që e mban. Duhet karakter të gjuash tek 12, kush do të provojë karakterin duhet të gjuajë tek 12. Kush gjuan tek 6 apo 9 ka pranuar dobësinë e karakterit të tij. Të gjuash në 25 prill tek 12 do të thotë të japësh një mesazh shumë të qartë, vraponi më shpejt, ecni edhe kur ndjeheni se po lodheni dhe mbi të gjitha mos guxoni të kënaqeni”, tha Rama.
Gjithashtu Rama theksoi se ende ka shumë pakënaqësi në institucionet publike, duke theksuar se plaga ende po kurohet.
Më tej shtoi se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë vendimtare, duke shtuar se më përkushtim dhe punë Shqipëria do të bëhet kampione në Ballkan për digjitalizim.
“Kam hequr dot nga çdo trashëgimi, sepse e di që në fund fare dy metra thellësi…edhe çfarë le pas. Gjërat janë të ndara. Un nuk ju them bëni si unë, por them që pakënaqësia e di që është reale, por ne jemi duke e kuruar sëmundjet sepse 95% të shërbimeve publike për qytetarët i kemi futur tek telefoni dhe ka ende të tjera të papastruar nga mbivendosjet. Por me rëndësi është që plaga po kurohet. Unë them që në 25 prill ne marrim vendimin e bëjmë Shqipërinë kampionet turizmit, prodhimit bujqësor në Ballkan”, shtoi më tej Rama.
/abcnews.al/


